Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Përfaqësuesi ligjor kandidat për Lushnjen në 6 mars, Gjykata pranon kërkesën e PD, shtyn seancën për regjistrimin e ndryshimeve të Bashës në statut

15 Shkurt 2022, 14:08| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 15:05

  • Share

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për shqyrtimin e vendimit për statutin e PD lidhur me ndryshimet e bëra në Kuvendin e 17 korrikut. Shkak për shtyrjen e kësaj seance të parashikuar për sot është bërë mungesa e përfaqësuesit ligjor të PD Indrit Sefa, i cili është kandidat i demokratëve në zgjedhjet e 6 marsit për Bashkinë e Lushnjes. 

Seanca e radhës do të jetë me 18 mars, në orën 14:00.

“Në lidhje me kërkesën e gjykuar sot datë. 15.02.2022 ora 13:30, pranë gjyqtare z. Blerina Muça, u vendos: Shtyrja e seancës me datë 18.03.2022 ora 14:00”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Aktualisht në Gjykatën e Tiranës janë dërguar 2 kërkesa për të regjistruar ndryshimet në statutin e PD-së, një nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe tjetra ndryshimet e bëra nga Lulzim Basha në Kuvendin e 17 korrikut. Ndërkohë, Basha nuk ka dëgjuar në gjykatë ndryshimet e bëra në Kuvendin e 18 dhjetorit, 1 javë pas Kuvendit të Berishës. Të dyja palët nuk njohin statutet e njëra-tjetrës.

Pritet qe në ditët në vijim gjykata të marrë një vendimarrje dhe të caktojë një datë për ndryshimet statusore të Komisionit te Rithemelimit. Kjo sepse gjyqtari i caktuar nga goglat, Agron Zhukri  u tërhoq nga çështja por kjo nuk u pranua nga Gjykata e Tiranës. Ai u dorëhoq pasi Shqiptarja.com denoncoi dosjen e karrierës së tij dhe pasurinë marramendëse.  

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?