Konventa e LSI

Kërkesa e Metës, Gjykata e Tiranës shqyrton më 22 shtator ndryshimin e emrit nga LSI në Partia e Lirisë, regjistrohen edhe strukturat drejtuese

13 Shtator 2022, 13:36| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 13:41

  • Share

Më 22 shtator ora 14, Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të regjistruar aktet për ndryshimin e emrit në Partia e Lirisë. Në kërkesë janë edhe regjistrimi i strukturave te reja drejtuese. ReportTv mëson se çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Ervin Pollozhani.  

LSI e paraqiti kërkesën për ndryshim emri më datë 1 gusht. Përmbajtja e kërkesës depozituar në gjykatën civile tiranë është "kërkese për depozitimin e akteve te vendimeve te marra nga Konventa Kombëtare e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, mbajtur me dt. 25.07.2022".

Në këtë konventë u ndryshua emri nga LSI në PL ‘Partia e Lirisë’ dhe drejtuesit politikë. Kujtojmë se Meta mori ‘timonin’ e partisë së Lirisë një ditë pasi la zyrën e presidencës. Meta ndryshoi emrin e partisë së tij ndërsa Monika Kryemadhi dha dorëheqjen si kryetarja e LSI-së.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?