Armand Duka

Gjykata e Tiranës rrëzon sërish FSHF, 2 vendime që i anulojnë zgjedhjet Dukës! S'ka Asamble më 2 mars, shpallen nul të gjitha vendimet e organeve drejtuese

21 Shkurt 2022, 14:51| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 17:13

  • Share

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar serish Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Armand Dukën për çështjen e zgjedhjeve të 2 marsit. Gjyqtari Flamur Kapllani ka pranuar kërkesën e Akademisë së Futbollit 'Albanët', duke i bërë 2 vendimet e Gjykatës për anulim të datës së zgjedhjeve dhe vendimeve të marra deri më tani nga Duka dhe organet e tjera të FSHF.

Me një vendim të datës 17 shkurt përmes vendim të gjyqtares Fida Osmani Gjykata ka pezulluar garën e 2 marsit deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretisht të shoqatës së Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës, ndërsa edhe Fieri e Korça kanë patur kundërshti të forta, por nuk ngritën padi. Gjithashtu, Gjykata e Tiranës, janë pezulluar të gjitha vendimet e marra deri më tani në funksion të procesit zgjedhor për garën e FSHF. 

Anulimi i zgjedhjeve për president vjen pak ditë pasi gjykata e Tiranës vendosi të mos njohë zgjedhjet në shoqatën rajonale të futbollit të kryera nga federata, ndërsa më pas shpalli të ligjshme asamblenë e thirrur nga Erion Veliaj, ku kryetar u zgjodh Eduard Prodani. Nga ana tjetër FSHF thotë se nuk i njeh vendimet e gjykatës së Tiranës, duke këmbëngulur se zgjedhjet e 2 marsit për president, por edhe asambleja e shoqatës së Tiranës ku kryetar u zgjodh Krenar Alimehmeti janë të vlefshme.

Një tjetër vendim në disfavor të Armand Dukës është marrë nga Gjykata e Tiranës, e cila e ka dënuar me një gjobë prej 700 mijë lekësh. Në argumentin e tyre, togat e zeza thonë se FSHF me në krye Armand Dukën, kanë zvarritur hetimet, duke kërkuar përjashtimin e gjyqtares Fida Osmani.

Deri më tani Armand Duka ka shpërfillur vendimin e  Gjykatës e cila vendosi pezullimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin për Federatën Shqiptare të Futbollit. Duke sfiduar hapur ligjet dhe gjykatat e vendit,  Duka ka zhvilluar dje aktivitet në kuadër të fushatës së tij për të siguruar edhe një mandat të gjashtë. Kujtojmë se në nenin 320/a, të Kodit Penal, thuhet se mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës, sikurse kërkon të bëjë Armand Duka duke mos iu bindur vendimit të gjykatës që i ndalon zgjedhjet, dënohet me gjobë deri në 3 vite burg.

Vendimi i Gjykatës:

1. Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit datë 21.01 2022 të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, për thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, e planifikuar për të zhvilluar punimet në datë 02.03.2022 ora 10:00, deri në përfundim të gjykimit të themelit të çështjes.

2. Pezullimin e veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, në ushtrimin e kompetencave të tij statutore, në organizimin, mbikqyrjen dhe drejtimin e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-se të datës 02.03.2022, deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga Gjykata në lidhje me objektin e kërkesëpadisë.

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesëmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ardi: 21/02/2022 16:17

    fifa dhe uefa nuk i njohin fare gjykatat e shqiperise. nese procesi zhvillohet si duken gjasat qe te ndodhe, jane gjykatat e qeverise se futbollit qe bejne vleresim dhe certifikojne procesin. nese shteti shqiptar nepermjet gjykatave te korruptuara, politikes, policise apo ushtrise bllokon procesin, e prish apo e pengon eshte fifa e uefa qe sanksionojne vendin deri ne perjashtim. ndaj ta masin mire prapanicwn para se te bejne veprime te papergjegjshme ata qe se kan kapur dot kete ishull

    Përgjigju
    • Toni: 22/02/2022 15:59

      Ti qënke një b***ë lëpirës i dukës ilexuar me kujdes disa herë komentet e tua mendimi im nuk është tjetër veçse një b***ë lëpirës. Duka jeton në Shqipëri dhe gjykatat e kti vendi duhet ti zbatoi vendimet se FSHF nuk është shtet më vete dhe jashtë ligjeve të këtij shteti. Dhe tjetra kur zgjedhjet bëhen a është gjykata shqiptare ajo që i çeftefikon. Apo është gjykata e Lozanës

    • goni: 21/02/2022 22:40

      po te kujtoj tebasin e spanjes qe ndoqi te njejtin vendim si duka dhe e di shume mir si perfundoi pastaj ai bashke me wefa dhe fifa co????

    • fifa: 21/02/2022 18:39

      po mir mor ardi po ku po e shef ti qe nderhyn politika?kjo gje filloi kur ky hajduti vodhi votat ne tirane dhe veliaj si bashkpronar i klubit e akuzoi dhe gjykata vertetoi qe jane vjedhur votat.efekti domino pastaj dolen ne te gjitha rrethet kshu qe jan nul votomet e vjedhura.pse nuk ju pelqen juve kjo gje nuk na intereson...dhe per cdo gje ja hidhni me kete barcaleten qe nderhyn politika

    • ardi: 21/02/2022 17:58

      sportistet spara shquhen per tru megjithate, per respekt po ta jap cop nje pergjigje sic e meriton. nese preket FSHF (fiksoje mire ti dhe ata qe te kan ven me shkrujt komente) do perfundojm me pa vetem futboll amator neper kalcetot e lagjeve, futboll profesionist ska me. FIFA dhe UEFA kjane superstrikt kur shteti nderhyn ne punet e tyre, dhe Duka te pelqen a ste pelqen ty eshte pune e tyre.

    • Sportisti: 21/02/2022 16:55

      Nese DON ARMANDUA, nuk zbaton vendimet e Gjykatave te Shtetit te vet, e presin bryzylyqet Spanjolle. Me pas FIFA dhe UEFA, do shkojne ti çojne ndonje paket cigare te 7 dirtaret. Ose le te vej te bej zgjedhje ne ndonje Federate tjeter. Pyet nje njere pse i kerciten byrzylyqet ne dere FIFA-s dhe UEFA-s dhe i zbatuan vendimet e gjykatave ata?

  • LORA: 21/02/2022 15:26

    Lajm i mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?