Sokol dhe Elson Marku

Gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj vëllezërve Marku dhe hoqi sekuestron ndaj 5 mln eurove, Prokuroria ankimon vendimin

2 Qershor 2022, 11:05| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 12:45

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ankimon vendimin për lirimin e pasurive të vëllezërve Marku. Organi i akuzës i është drejtuar Apelit me kërkesë për sekuestron preventive të pasurisë së Sokol e Elson Marku dhe familjarëve të tij.

Kujtojmë se disa ditë më parë Gjykata e Tianës, me gjyqtare Migena Laska rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe urdhëroi pushimin e kësaj çështjeje, duke urdhëruar lirimin e pronave që kapin vlerën e rreth 5 milion eurove.

Vëllezërit Marku u hetuan për trafik droge, pastrim parash, dhënie të parave me fajde dhe tregti makinash. Në kuadër të operacionit të koduar “Vëllazëria”, ekzekutoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të dy vëllezrve pas një hetimi të filluar në vitin 2019. Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro.

Në janar të këtij viti njëri prej vëllezërve, i cili edhe një prej protestuesve të banorëve të '5 Majit'Elson Marku,  kërcënoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi ka qenë objekt i OFL-së, Marku u ka bërë thirrje banorëve që kanë kallash të fshehur në shtëpi dhe acid dhe t'ia hedhin në sy kryebashkiakut. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • shqiptari: 02/06/2022 11:15

    jo mor jo lerjani leket se i kane me djerse e prisni qe te behen akoma me miljonera e kshu te shkelin me kembe. keto lloj tipash kur te shkelin ne derrase te kalbur do behet drejtesi se me gjykatat tona do jene te fituar gjithmon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?