'Blindi' i Durim Bamit aseti i parë i sekuestruar me vendim gjykate, pas OFL-së! Në pritje edhe 6 kërkesa të SPAK

26 Shkurt 2020, 11:33| Përditesimi: 26 Shkurt 2020, 15:29

  • Share

TIRANË- Automjeti i blinduar në pronësi të Durim Bamit është aseti i parë që sekuestrohet edhe me vendim të gjykatës pas operacionit forca e ligjit. Vendimi për të konfirmuar sekuestron e vendosur më herët (8 shkurt) në kushtet e emergjencës nga OFL, e konfirmuar edhe nga SPAK, është marrë nga gjyqtari Klodian Kurushi.

Durim Bamit automjeti iu bllokua me vendim të OFL-s nga policia e Durrësit, ndërsa tani ai ka 6 muaj kohë të argumentojë përballë institucioneve në rrugë gjyqësore nëse këtë pasuri e ka të justifikuar apo jo. Pranë gjykatës së posaçme për krimin e organizuar dhe korrupsionin aktualisht janë duke u shqyrtuar edhe 6 kërkesa të tjera për konfirmim të sekuestrove të vëna nga OFL dhe SPAK.

Durim Bami nga Kruja është një tjetër emër i njohur nga drejtësia, por sidomos nga publiku dhe politika shqiptare. Ai ka qenë dënuar më parë për vjedhje me armë. Bami është i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi. Për këtë atentat të pretenduar në dyert e Prokurorisë përfunduan të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë për çështjen e atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit dhe deputetit të PD, Mhill Fufi. Doshi akuzoi në 2015-ën ish-kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, se kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro.

1582727330_Screenshot1.jpg

Hetimi, që u udhëhoq nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk mundi të provojë asnjëherë akuzat e Tom Doshit dhe, për pasojë, prokuroria ngriti akuzë “Kallëzim të rremë” për tre personat e sipërcituar, por më pas shpëtuan. Durim Bami në 12 shtator të vitit 2018 u kontrollua nga policia në kuadër të një operacioni të gjerë në Krujë dhe Fushë Krujë. Ai ka qenë shoqëruar disa herë në polici por më pas është lënë i lirë.
1560326786_11086044979224378756206799676468n0.jpg

Durim Bami

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taulant: 26/02/2020 19:08

    Durim, mos harro ne 2 mars ne bulevard krah per krah me presidentin. Iliri juve po ju kerkon me se tepermi ne kete moment, te shfrytezoje gjendjen tuaj shpirterore per te krijuar kaos dhe gjakderdhje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?