Foto e ndotjes plastike nga ngritja e padisë nga Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut

Gjykata e New York padit PepsiCo për ndotje plastike

17 Nëntor 2023, 09:50
  • Share

New York-u ka ngritur padi kundër PepsiCo, duke vënë në dukje mbetjet plastike të gjigantit të pijeve.

Padia civile, e paraqitur në Gjykatën e Lartë nga Prokurorja e Përgjithshme e New Yorkut, Letitia James, pretendon se PepsiCo ka kontribuar në “shqetësimin publik” në lidhje me lumin Buffalo. 

Ajo kërkon vendosjen e gjobave financiare dhe dëmshpërblimit për kompaninë, si dhe që PepsiCo ta ndalojë shitjen e mallrave në plastikë njëpërdorimshe që nuk paralajmëron për problemet mjedisore, raporton BBC.

“Të gjithë banorët e New Yorkut kanë të drejtën bazë për ujë të pastër, por paketimi dhe marketingu i papërgjegjshëm i PepsiCo po rrezikojnë furnizimin me ujë, mjedisin dhe shëndetin publik. Askush nuk duhet të shqetësohet për plastikën në ujin e tij të pijshëm, mbeturinat plastike që mbushin një breg piktoresk lumi apo ndotja plastike që dëmton jetën e egër”, tha James. 

PepsiCo njoftoi se kompania është “serioze” për reduktimin e plastikës dhe është “transparente” në përpjekjet e saj.

“Kjo është një çështje komplekse dhe kërkon përfshirjen e aktorëve të ndryshëm, nga bizneset, lagjet, ofruesit e reduktimit të mbetjeve dhe drejtuesit e komunitetit te konsumatorët”, tha një zëdhënës i PepsiCo.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?