Gjykata e Lezhës në kaos, 3 gjyqtarë me 80 çështje në ditë! Avokti: Zvarriten gjyqet, KLGJ të plotësoje vakancat

20 Shtator 2023, 19:00| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 20:04

  • Share

Gjykata e Lezhës ka mbetur vetëm me tre gjyqtarë, të cilët duhet të shqyrtojnë çdo ditë rreth 80 çështje gjyqësore. Shqetësimi është ngritur nga kreu i Dhomës Vendore të Avokatisë Elton Laska, i cili tha se mungesa e gjyqtarëve ka sjellë vonesa në gjykimin e çështje. Gjykata e Lezhës ka në organikë 12 gjyqtarë, por për shkak të reformës në drejtësi dhe transferimeve kanë mbetur vetëm gjyqtarët Ilir Përdeda, Aurel Arapi dhe Artan Hajredinaj.

“Ngarkesa që i është shtuar kësaj gjykate është bërë e pamundur të ketë funksionim normal”, tha Elton Laska, avokat

Kreu i Dhomes Vendore të Avokatisë në Lezhë Elton Laska, i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor të plotësojë vakancat në gjykatën e Lezhës dhe të zgjidhe problemin e ambienteve, pasi janë të kufizuara.

“Nga ana e KLGJ duhet të merret vendim për ambientet dhe për plotësimin e vendeve vakante”, shtoi ai.

Me harten e re gjyqësore e cila nisi zbatimin me 1 maj të këtij viti, Gjykata e Lezhës i shërben tre bashkive të qarkut, Mirditë, Kurbin dhe Lezhë. Numri i çështjeve gjyqësore që shyrtohen në një ditë arrin deri në 80. Ndërsa në total regjsitrohen 4 mijë dosje një vit. 

 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Avokati: 21/09/2023 01:16

    Na shkrite fare. E paska bere vllain avokat Migena Laska gjyqtarja e korruptuar. Hajde system I kalbur I drejtesise hajde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?