Mbledhja e Gjykatës së Lartë

Plotësohet Kushtetuesja/ Gjykata e Lartë zgjedh Holta Zaçajn si zëvendësuesen e Vitore Tushës

16 Janar 2023, 11:26| Përditesimi: 16 Janar 2023, 12:31

  • Share

Gjykata e Lartë ka zgjedhur anëtarin e nëntë të Gjykatës Kushtetuese. Holta Zaçaj do të zëvendësojë Vitore Tushën të cilës i ka përfunduar mandati. Pas përfundimit të procesit të votimit, Holta Zaçaj dhe kandidatja Elsa Miha siguruan të dyja nga 6 vota. Ndërsa 3 vota u shpallën të pavlefshme. Në këto kushte kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, konsiderohet i zgjedhur.

Në këto kushte, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë vendosi që Holta Zaçaj zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i njoftohet menjëherë institucioneve më të larta të vendit  Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i dërgohet për botim Qendrës së Publikimeve Zyrtare. 

Holta Zaçaj, anëtare e Gjykatës Kushtetuese

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?