Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ul numrin e dosjeve stok, aktualisht janë 30.751 çështje për t'u shqyrtuar

3 Gusht 2022, 10:01| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 10:04

  • Share

Dosjet stok të njohura ndryshe si ‘backlog’, të cilat presin të shqyrtohet janë ulur në 30.751 dosje. Në uljen e ndjeshme të backlogut të çështjeve ka ndikuar numri i lartë prej 8,637 vendime gjyqësore që janë dhënë nga muaji Prill 2020, kur rifilloi funksionimi i Gjykatës së Lartë, deri në datën 31 Korrik 2022.

Referuar shifrave të mundësuara nga sistemi elektronik i menaxhimit të çështjeve gjyqësore, deri në datën 31.07.2020 gjenden të regjistruara 10.069 çështje administrative, 16.376 çështje civile dhe 4.306 çështje penale.

Gjykata e Lartë sjell në vëmendje të opinionit publik se pranë saj ndodhen aktualisht të regjistruara 34.272 dosje gjyqësore administrative, civile dhe penale.

Gjykata e Lartë sqaron opinionin publik se për publikimin e statistikave apo të dhënave mbi shqyrtimin e dosjeve, do të mbajë në vëmendje informimin, në kuptim edhe të konceptit backlog në gjyqësor, mbi numrin e saktë të dosjeve të depozituara më herët, të cilat sipas afatit kohor të përcaktuar në legjislacionin procedural janë në pritje për shqyrtim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?