Jamarbër Malltezi dhe Gjykata e Lartë

‘Partizani’, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros së dokumenteve

11 Prill, 16:15| Përditesimi: 11 Prill, 20:33

  • Share

Rrëzohet një tjetër rekurs i Jamarbër Malltezit në Gjykatën e Lartë.

Dhëndri i Berishës dhe studio 'Pustina' bashkëankimuan në Gjykatën e Lartë sekuestrimin e disa dokumentave dhe kompjuterave në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-klubit Partizani.

Ky ankimim u rrëzua nga Gjykata e Lartë duke lënë në fuqi sekuestrimin e dokumentave pasi më herët, po Gjykata e Lartë la në fuqi edhe sekuestrimin e pasurive të Malltezit në kuadër të hetimeve. 

Bëhet fjalë për 25 pasuri të tij, të sekuestruara me kërkesë të SPAK. Përveç kësaj edhe kërkesa e Malltezit për heqjen e masës së arrestit shtëpiak u rrëzua nga GJKKO para pak ditësh, më 8 prill, së bashku me kërkesën për ndryshim mase të bërë nga Sali Berisha. 

Sali Berisha dhe dhëndri  i tij Jamarbër Malltezi ndodhen prej muajsh në masën arrest shtëpie. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i Kodit Penal lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani, ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim, Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve për të njëjtën dosje.

 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?