Foto arkive, Monika Kryemadhi

Lobimi i LSI në SHBA, SPAK mban të sekuestruar telefonin e Monika Kryemadhit! Gjykata e Lartë s'pranon rekursin

5 Prill, 09:41| Përditesimi: 5 Prill, 09:57

  • Share

TIRANE- Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Monika Kryemadhit për heqjen e sekuestros së telefonit

Telefoni i Kryemadhit u vu në sekuestro pasi SPAK ka nisur hetime pas disa kallëzimeve ndaj saj dhe personave të lidhur me të përfshi ish-presidentin Ilir Meta.

Kryemadhi e kundërshtoi sekuestron fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, por u rrëzua. Të njëjtin fat pati dhe ankimimi në Apel i cili e gjeti të drejtë sekuestrimin duke lënë në fuqi masën.

Ndërsa sot mësohet se as Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin.  

Nuk konfirmojnë zyrtarisht për çfarë bën fjalë konkretisht sekuestrimi i telefonit, i cili u bë në kuadër të sekuestrimit të një sërë pajisjesh kompjuterike dhe provash të tjera por në seancën e GJKKO-së që u mbajt më 7 dhjetor 2023, Kryemadhi u përfaqësua nga avokati i saj Redi Llanaj, ndërsa SPAK përmes prokurorit Sotir Kllapi i cili heton çështjen e lobimit të LSI në SHBA. Objekti i këtij hetimi janë pagesat e kryera në vlerën 300 mijë USD, nga Ish-LSI, për vizitën e Ilir Metës e Petrit Vasilit në inagurimin e Donald Trump si president ne 2017.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • poli: 05/04/2024 10:33

    kesaj hajduteje duhet ti sekuestrohen cdo gje,,,para,,sshtepi,,makina,,apartamente,,edhe mobiljet tja merrni se jane te popullit...te ngrihet nga qeveria,,,nje njesi speciale audituese ,me ekonomiste-financiere-juriste,,,,qe te vleresoje dhe sekuestroje pronat e politikaneve..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?