Fredi Beleri

Në burg për blerje votash, Gjykata e Lartë rrëzon për herë të dytë rekursin e Fredi Belerit

26 Shtator 2023, 15:31| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 15:36

  • Share

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar për herë të dytë rekursin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkonte në masë më të butë sigurie se arresti me burg.

Rekursi i Belerit dhe Pandeli Kokaveshi u shqyrtua në dhomë këshillimi. Më herët Belerit i është refuzuar liria edhe nga Gjykata e Posaçme.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik. 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 26/09/2023 15:48

    Që është bajgë edimë,po përse mereni akoma me të.Injoroheni dhe mjafton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?