Gjykata e Lartë nis punën, Yuri Kim: Tregoni vendosmëri për drejtësinë, thelbësore për reformën

8 Maj 2020, 15:33| Përditesimi: 8 Maj 2020, 15:34

  • Share

Ambasadorja e SHBA-së,Yuri Kim ka përshëndetur nisjen e punës së Gjykatës së Lartë, pas më shumë se një viti e bllokuar. Vullnetin e gjyqtarëve për të kryer detyrat e tyre me dosjet stok në këtë gjykatë, Kim e ka cilësuar efektive dhe thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi.

"Urime gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për marrjen menjëherë përsipër të detyrave të tyre. Gjyqtarët po tregojnë vendosmërinë e tyre për të ofruar drejtësi në mënyrë efektive. Gjykatë e Lartë funksionale është thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi", shkruan Kim.

Pas më shumë se një viti nga bllokimi total dhe stokut të dosjeve prej 35 mijë dosje të mbartura, Gjykata e Lartë nisi nga puna me vendimet që para i përkasin rekurseve administrative të depozituara në këtë gjykatë të cilat prej muajsh "flinin" në arkivat e saj.

Komento

Komente

  • Uku Momlit: 08/05/2020 16:36

    Zonja ambasadore! Nje lutje kemi per Ty si perfaqesuese e Amerikes:Shpejtoni dhe shterngoni darën sa me shpejt e sa me fort,se populli shqiptar ka arritur ne pikun e durimit dhe tronditjes thelle morale.

    Përgjigju
  • RROFT USA: 08/05/2020 15:48

    Kur do shkojn në burg ? Kryekrimineli malok qeni bastard salheu, ilir fundërrina floriri, shal ngjit hajdut kriminel lyli, jevgjiti fatmir mediu . Atëhere ne do themi drejtësia vonoka po nuk haroka. DO ZOTI MADH SPAKU VË PIKAT MBI I SE DO LUMTUROHET I GJITH POPULLI SHQIPTAR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?