Margarita Buhali dhe Enton Dhimitri

Gjykata e Lartë mund të bëhet me 15 anëtarë, KLGJ çon në presidencë 2 propozime të tjera

9 Qershor 2022, 18:46| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 18:58

  • Share

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar Presidentit edhe 2 emra të tjerë për tu emëruar në si gjyqtar në Gjykatën e Lartë. ReportTv mëson se ka vendosur së fundmi t’i propozojë Metës gjyqtarët Margarita Buhali dhe Enton Dhimitri. Nëse Meta i dekreton këto 2 emra atëherë Gjykata e Lartë do të bëhej me 15 anëtarë.

Kujtojmë se nga 3 qershori Gjykata e Lartë u bë me 13 anëtarë me emërimin nga Presidenti i Republikës të gjyqtarit Sokol Ngresi, duke plotësuar kështu kuorumin për tu mbledhur dhe për të gjykuar në Kolegjet e Bashkuara. Gjykata e Lartë, pas 5-vitesh në pamundësi për ta ushtruar këtë funksion themelor të saj, nga sot mundet të ndryshojë/unifikojë praktikën gjyqësore.

Kështu që Gjykata e Lartë rikthehet në funksionalitet për të shqyrtuar çështje në Kolegje të Bashkuara dhe për të përmbushur plotësisht misionin dhe autoritetin e saj sublim për çështje që kanë nevojë për kuptimin dhe unifikimin e zbatimit të ligjit, duke i siguruar kështu të gjithë sistemit gjyqësor zhvillimin/ndryshimin e praktikës gjyqësore, unifikimin e jurisprudencës, dhe një qëndrim uniform lidhur me çështje të ndryshme juridike në funksion të interesit publik, në respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në dhënien e drejtësisë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?