Gjykata e Lartë ktheu në Apel vendimin për vulën, Kthupi: Legjitimon PD-së si palë ankuese! Elezi: Berisha fitoi frymëmarrje, por nuk e kontrollon më bazën

27 Dhjetor 2023, 21:58| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 22:41

  • Share

Vendimin e Gjykatës së Lartë për ta kthyer për shqyrtim në themel në Gjykatën e Apelit çështjen e vulës së Partisë Demokratike, sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi e komentoi si legjitimim të partisë si palë ankuese.

I ftuar në studion e emisionit “Repolitix” me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Kthupi tha se një vendim i tillë i Gjykatës së Lartë është më i vlefshmi në harkun kohor, duke e shkurtuar në njëfarë mënyre procesin.

“Jemi të kënaqur me vendimin e sotëm për 2 arsye. Nuk mendoj se ka palë të fituar. Së pari legjitimon ankuesin, që jemi ne. Zgjidhja në gjykatën e Apelit krijon vendim që është i vlefshëm aty për aty. Së dyti është eleminuar një hallkë e sistemit që do ishte e tepërt. Besoj se vlerësimi që bën gjykata është më i vlefshmi në raportin kohor”- tha Kthupi.

Ndërsa avokati Përparim Caca duke dhënë detajet për procesin, tha se me këtë vendim tashmë gjyakta e Apelit është e detyruar të japë një vendim përfundimtar duke mos e kthyer më çështjen në shkallën e parë. Por shtoi se me vendimin e sotëm, mbetet në fuqi vendimi i Agron Zhukrit që njeh si PD zyrtare grupin e Berishës.

“Gjykata e Lartë mund ta kishte zgjidhur sot çështjen, e ka tagrin. Por ka gjetur këtë lloj zgjidhje. Tashmë gjykata e Apelit është e detyruar të japë vendimin duke mos e kthyuer më çështjen në shkallën e parë. Nëse do kenë parasysh minimumin e përgjegjësisë uroj të kemi gjykim më të shpejtë të paktën në 6-mujorin e parë të vitit 2024. Unë besoj se nuk ka as fitues dhe as humbës. Me vendimin e gjykatës së Apelit ishte më e avantazhuar PD zyrtare. Por vendimi i Zhukrit është në fuqi që nga ai i ditës së sotme. Por nuk është i zbatueshëm sepse është vendim i shkallës së parë, nuk është vendim i formës së prerë”- u shpreh Caca.

Për ish-kreun e PD-së në Kukës, Ibsen Elezi vendimi i sotëm i jep më shumë frymëmarrje Sali Berishës. Por theksoi se ky i fundit tashmë nuk kontrollon më bazën e Partisë Demokratike siç mund të ketë qenë deri para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

“Situata është siç ka qenë, thjesht i jep pak frymëmarrje Berishës. Sepse ka lënë në fuqi një vendim të shkallës së parë. Ajo që ka ndodhur është vazhdimësi. Degëzimi i Bashës është më i vogël se i Berishës. Por Berisha është minorancë në PD edhe pse është në mazhorancë krahasuar me Bashën. Po ta shohësh në terren shumica e demokratëve janë larguar. Është informacioni më i rremë që Berisha kontrollon bazën, janë mërzitur njerëzit, asnjë nuk e kontrollon më bazën”- u shpreh Elezi.

Ndërsa kreu i Lëvizjes së Re, Arian Galdini tha se PD prej 20 vitesh nuk i përket më askujt pasi tashmë është vetëm një pronë private dhe deputetët aktualë interesohen vetëm për të qenë në listë për të marrë mandat në zgjedhjet e ardhshme.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?