Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë pranon rekursin, kalon për gjykim çështjen 'Tahiri'

22 Janar 2021, 20:08| Përditesimi: 22 Janar 2021, 20:44

  • Share

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë pranon rekursin dhe kalon për gjykim dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Vendimi është marrë sot në dhomën e këshillimit, pas rekursit të ish ministrit.

Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe sot dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar. Nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrë Gjykata e Lartë, që  mund të lërë në fuqi vendimin e Apelit, mund ta rikthej çështjen sërish për rigjykim në Apel, ose mund ta gjykojë vetë.

Ish ministri i Brendshëm u dënua me 3 vjet shërbim prove, por më pas Gjykata e Apelit e dërgoi sërish çështjen për rigjykim. Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezultonte asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve, kryetari i të cilëve është Mojsi Habilaj, i arrestuar dhe në gjykim në Itali. Po ashtu, thotë gjykata në arsyetimin e saj, pas përgjimeve edhe të prokurorisë italiane ku Habiljat diskutojnë për dhurata që do ja japin ministrit, çmohet fakti se nuk ka prova të mjaftueshme për t'i lidhur këto dhurata apo shuma monetare se do të shkonin tek Tahiri. Në bazë të këtyre fakteve gjykata vendosi dënimin me 3 vite shërbim prove.

Gjykata e Lartë aktualisht nuk mund të marr vendime, pasi ka vetëm 3 anëtar dhe për këtë çështje duhen 5 gjyqtarë. Në një situatë kur Gjykata e Lartë me tre gjyqtarë, Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe, ende nuk është marrë një vendim i rëndësishëm dhe që ka ndikim në publik.

Komento

Komente

  • messi: 23/01/2021 18:03

    ministri kampion..hahaaaa..hoqi oficer e police te afte dhe izevendesoj me kriminele me nga 5 emra..dhe filloj kriminalizimi total i policise...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?