Nitin Mishra (Ricky Sequierra)

Gjykata e Lartë rrëzon indianin Nitin Mishra, do të ekstradohet në SHBA! Akuzohet për trafik droge dhe ilaçesh

3 Korrik 2023, 12:00| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 15:06

  • Share

ELBASAN- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin nga shtetasi indian Nitin Mishra, i njohur dhe me emrin Ricky Sequierra. Indiani bëri rekurs kundër vendimit nr. 170, datë 02.03.2023, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm e cila ka aprovuar ekstradimin e tij në SHBA. Indiani Nitin Mishra (Ricky Sequierra) i kërkuar në SHBA për trafik droge dhe Ilaçesh.

Kërkesa për ekstradim i është përcjellë nga Ministria e Drejtësisë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila në vijim ka depozituar kërkesë për miratimin e ekstradimit, duke lejuar ekstradimin e shtetasit indian Nitin Mishra alias Ricky Sequierra nga Republika e Shqipërisë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prokuroria kërkon që t'i dorëzohen shtetit amerikan edhe sendet që i janë sekuestruar shtetasit indian Nitin Nishra në momentin e arrestimit në datën 12.10.2022.

Gjatë një hetimi nga DEA, u zbulua se subjekti i kësaj kërkese ekstradimi, shtetasi indian Nitin Mishra ishte pjesë e një organizate transnacionale trafiku substancash narkotike, e cila po shpërndante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës produkte të ndryshme të kontrolluara farmaceutike të falsifikuara nga vende të tjera.

Sapo pakot voluminoze mbërrinin në SHBA, bashkëpunëtorët e vendosur brenda territorit të SHBA ua shpërndanin barnat klientëve pa pasur ndonjë recetë të ligjshme nga një mjek. Ky hetim ka identifikuar Mishra-n si pronari i një website që shpërndan substanca të kontrolluara. Mishra përpunonte personalisht porositë e barnave, drejtonte pagesat dhe transportuesit e barnave që ndodheshin jashtë dhe brenda SHBA, që ata të dërgonin pako barnash nëpërmjet Shërbimit Postar. Në një rast, Mishra komunikoi drejtpërdrejt me një agjent të fshehtë të DEA-s (person i infiltruar), mori pagesa për barnat nga agjenti i fshehtë dhe drejtoi dërgimin e substancave të ndryshme të kontrolluara te agjenti i fshehtë në Distriktin Lindor të Wisconsin.

31-vjeçari u arrestua nw Rinas mw 14 tetorit 2022 pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet amerikane për trafik droge. Ndaj tij kishte dy urdhër arreste të lëshuara nga dy gjykata të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 31-vjeçari indian u arrestua me qëllim ekstradimin drejt SHBA-së, për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, e kryer në formën e grupit kriminal.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?