Gjykata e Lartë bëhet me 10 anëtarë, plotësohet kuorumi për të zgjedhur anëtarët e Kushtetueses! Meta dekreton gjyqtaren Arbena Ahmeti

16 Shkurt 2022, 11:39| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 14:54

  • Share

Gjykata e Lartë është bërë me 10 anëtarë dhe kështu i hapet rrugë zgjedhjes 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që zgjidhen nga ky institucion. Me emërimin e sotëm nga Presidenti Ilir Met të gjyqtares Arbena Ahmeti, Gjykata e Lartë plotëson kështu kushtin ligjor për të pasur më shumë se gjysmën e anëtarëve të saj Tashmë Gjykata e Lartë mund të votojë për të zgjedhur anëtarët e Kushtetueses të cilët miratohen me tri të pestat e votave të pjesëmarrësve në votim, pra në rastin konkret duhet 6 vota pro.

"Presidenti i Republikës, në mbështetje të Kushtetutës, dhe me vullnetin që Gjykata e Lartë të jetë sa më shpejt plotësisht funksionale me të gjithë trupën e nevojshme të saj, i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të vijojë punën me impenjim të plotë, të pandërprerë, me transparencë, me qëllim përfundimin pa vonesë të procedurave për plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë numrin e nevojshëm të gjyqtarëve", ka shkruar Meta në mesazhin pas dekretimit të znj. Ahmeti.

 Arbena Ahmeti, ish-gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, u miratua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Ky vendim i KLGJ-së erdhi  dy javë pasi Gjykata e Lartë konstatoi pamundësinë e thirrjes së mbledhjes së posaçme për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm me 10 anëtarë.

Gjykata e Lartë njoftoi më 26 janar se e ka të pamundur të thërrasë mbledhjen e posaçme pasi përbëhej me vetëm 9 anëtarë nga 19 që duhet të ketë. Për të thërritur mbledhjen e posaçme nevojitet edhe anëtari i 10-të. Gjykata e Lartë e bëri publik këtë konstatim pas miratimit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të listës së katër kandidatëve për vendin vakant të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha dhe kërkesës për vijimin e procedurës.

Ora 12:59
Meta dekretoi anëtarin e 10 të Gjykatës së Lartë, Yuri Kim: Mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve

1642624304_websiteKim1.jpg

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur dekretimin e Presidentit Ilir Meta për anëtarin e 10 të Gjykatës së Lartë, teksa shkruan se mirëpret bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi.

Ndërkohë, dekretimi i Metës për anëtarin e 10 të Gjykatës Kushtetuese është përshëndetur dhe ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca, i cili thotë se ky është një tjetër hap i rëndësishëm në konsolidimin e reformës në drejtësi. 

"Mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë emërimin e sotëm nga Presidenca e gjyqtarit të 10-të në Gjykatën e Lartë. Kjo rrit funksionalitetin e Gjykatës së Lartë, gjithashtu i mundëson të emërojë gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese", shkruan ambasadorja.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushnjari: 17/02/2022 00:48

    Turp turp o ilir kur kjo ka bere namin me vendimet e saja ketu ne lushnje e ka favorizuar hapur interesat e saj

    Përgjigju
  • Shqiptar: 17/02/2022 00:09

    O zot ca i beni ketij populli!

    Përgjigju
  • Spak usa: 16/02/2022 18:05

    Ku shkel kemba ilir metjas ka korrupsion dhe dicka ne dizfafor te drejtesise e popullit

    Përgjigju
  • andi: 16/02/2022 17:30

    kesaj zonjes i takon se e ka nisur karieren si juriste ne bashkine e tr kur kryetar ishte rama.E sigurisht po reformen ne drejtesi po e bejne nderkombtaret

    Përgjigju
  • Jori: 16/02/2022 12:45

    Cfare fatkeqesie per sistemin e drejtesise ne ate vend. Cojne nga gjykata me e ulet ne gjykate te larte pa kaluar ne apel njehere. As ne kohen e enverit nuk boheshin keso gafash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?