Foto ilustruese

Gjykata e Elbasanit i kishte caktuar masën ‘arrest me burg’, pranga 36 vjeçarit që shiste drogë në lokal dhe në lagje

21 Nëntor 2023, 10:40| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 10:58

  • Share

Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike në lokalin e tij dhe në zona të tjera të qytetit.

Në pranga ka rënë 36 vjeçari i identifikuar si A.S ndaj të cilit gjykata e Elbasanit kishte caktuar masën “arrest me burg” në vitin 2021 pasi u zbulua se shiste drogë në lokalin e tij në qytetin e Elbasanit.

Gjithshtu, 36 vjeçari akuzohet për të njëjtën vepër penale në kuadër të një tjetër operacioni antidrogë të koduar “Rrjeti” në qershor të këtij viti.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?