Gjykata e Brukselit kërkon 8 vite burg për shqiptaren, zbulohen lidhjet e saj me kreun e bandës së drogës

21 Shkurt, 22:46| Përditesimi: 21 Shkurt, 22:47

  • Share

Në Gjykatën e Brukselin është zhvilluar procesi gjyqësor për 128 të pandehurit e një organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës. 8 vite burg në mungesë është kërkuar për shqiptaren Deljana.N  e cila është partnerja e shqiptarit me mbiemër kolumbian Eridan (Munoz) Guerrero.

Për prokurorin publik, 30 -vjeçarja shqiptare me urdhër-arresti ndërkombëtar, ka qenë në dijeni të aktivitetit të partnerit të saj dhe ka ndihmuar organizatën kriminale, veçanërisht duke u përfaqësuar tek një avokat.

Madje, në një bisedë me Eridan Guerreron, ajo kërkon të “vënë para në tavolinë” për të liruar vëllain e saj. Ai është përgjigjur se “nuk mund nuk mund të korruptojmë shtetin” në Belgjikë.

Pas arrestimit të vëllait të saj, 30-vjeçarja organizoi vetë arratisjen e saj në Spanjë nëpërmjet Montpellier-it, thuhet në hetim.

Mediat e huaja shkruajnë se pa të ardhura zyrtare në Belgjikë, Deljana Nebiu, vishej me veshje të shtrenjta dhe qëndronte në hotele me 5 yje. Sipas të dhënave ajo kishte udhëtuar në Spanjë, Dubai, Francë, Turqi.

“Tridhjetë vjeçarja jetonte jetën e saj më të mirë. Në bisedat e saj të koduara, ajo ka investuar, por nuk sqarohet në gjykatë. Deljana Nebiu është plotësisht në dijeni të kokainës dhe ju kujtoj se si anëtare e një organizate kriminale mund të bëni gjëra të ligjshme si për shembull investimi në mbrojtje të anëtarëve”, thotë prokuroria e çështjes.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?