Gjykata e Beratit dënon me 15 vite burg 46 vjeçarin nga Kosova, përdhunoi nipin 8 vjeç

11 Korrik 2023, 17:30| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 17:40

  • Share

Belul Kokollari nga Kosova u dënua me 15 vite burg nga gjykata e Beratit e cila e shpalli fajtor për përdhunimin e nipit të tij të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në 4 Nëntor 2021 në Prizren, ku i mituri kishte shkuar me pushime.

Denoncimi në Komisariatin e Policisë së Beratit u bë nga nëna e të miturit, në 10 Nëntor 2021,kur ishte kthyer në Shqipëri  dhe djali i kishte treguar gjithçka.

Kjo ishte masa e dënimit e kërkuar edhe nga Prokuria e Beratit për 46- vjeçarin Belul Kokollari

Kokallari nuk ka pranuar se ka abuzuar me nipin sipas tij kjo ishte lojë e motrës sē tij për ti marë pasurinë. Gjithsesi vizita nga mjekuligjor  kanë vërtetuar se i mituri rezultonte i abuzuar seksualisht.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?