U kallëzua nga KLSH, GJKKO urdhëron SPAK: Hetoni ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi

28 Mars, 12:35| Përditesimi: 28 Mars, 13:26

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin që dosja e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i akuzuar për shpërdorim detyre, t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme

Kjo gjykatë ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Gjykatës së Durrësit për pushimin e procedimit penal ndaj ish-kryebashkiakut të PS.

Për këtë arsye, GJKKO, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, vendosi që aktet t’i kalojnë SPAK për vijimin e hetimeve.

Bëhet fjalë për një çështje të nisur pas kallëzimit të KLSH, mbi auditimin e kryer gjatë Janarit të 2013- 2014, kur bashkia e Kavajës, drejtohej nga Elvis Roshi.

Në këtë auditim, u gjetën disa parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë.

Në 2015 KLSH denoncoi në prokurorinë e Durrësi, kryetarin Elvish Roshi për shpërdorim detyre, si dhe 10 vartës të tij, 2 drejtorë të Bashkisë, 2 ish-drejtor, 3 përgjegjës sektori dhe 3 punonjës të tjerë të këtij institucioni.

Rreth një vit më parë, Elvis Roshi u thirr në Prokurorinë e Posaçme ku dha dëshmi si person në dijeni të çështjes për të cilën kryheshin hetime.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?