Ferma e kanabisit ku u arrestua 25 vjeçari

Gjykata britanike lë në burg 25 vjeçarin shqiptar që u kap në ‘shtëpi bari’! Dëshmia e tij: Më detyruan, kisha borxhe për të shlyer (EMRI)

21 Qershor 2023, 17:42| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 17:57

  • Share

Një 25 vjeçar shqiptar i cili u kap brenda një ‘shtëpie bari’ në Durham të Anglisë, është lënë në burg nga gjykata. Klajdi Kerkapi u arrestua brenda fermës së kanabisit ku punonte si ‘kopshtar’ për kultivimin e bimëve narkotike të cilat kapnin një vlerë prej 117 mijë paundësh.

Në deklaratën e tij të dhënë para trupit gjykues, i riu shqiptar tha se disa persona e kishin detyruar të punonte në fermën e kanabisit për të shlyer borxhet që u kishte.

Ditën e sotme, gjykata caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 25 vjeçarin ndaj të cilit u deklarua fajtor dhe gjithashtu kërkoi një përkthyes gjatë gjithë procedurës.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?