Gjykata anuloi 2 marsin dhe shpalli nul vendimet e FSHF, Braçe: Armand Dukën nuk e mbrojnë dot më gjykatat e Berishës dhe Metës

22 Shkurt 2022, 10:25| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 10:26

  • Share

Erion Braçe ka reaguar për vendimin e gjykatës së Tiranë për në shpallur nul të  gjitha vendimet e organeve drejtuese të FSH dhe pezulluar zgjedhjet e 2 marsit deri në përfundimit e hetimeve për zgjedhjet e manipuluar në shoqatat rajonale të futbollit. Braçe shkruan se Armand Duka nuk mund t'i shpëtojë më dot drejtësisë së re pasi gjykatës e Berishës dhe Metës nuk janë më për t'i mbrojtur.

"Armand Duka dhe sistemi i tij po del jashtë ligji! Më në fund! Edhe pse paraqitet rregullisht në dyert e një gjykate, Armand Duka po thekson me forcë se nuk do zbatoj vendimet e gjykatës! Sipas tij  sistemi i tij, është një mostër që nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe sistemin e saj ligjor, të drejtësisë civile, të drejtësisë penale! Për herë të parë, deri tani, Sali Berisha dhe Ilir Meta, nuk i ofrojnë dot gjykatat e tyre për të dhe sistemin e tij dhe kjo po e nxjerrë nga mendtë, po e shtyn në një krim edhe më të rëndë. Gjykata ka pezulluar zgjedhjet për presidentin e FSHF, por Armand Duka thotë se do i mbaj ato në 2 mars! Duke theksuar me forcë se nuk njeh vendimin e gjykatës! Edhe pse përdor simbolet e këtij vendi, madje edhe duke i zhgërryer në mejhane ti këtu, Armand Duka ka vendosur FSHF në një tjetër juridiksion-atë të CAS në Lozanë, Zvicër.

Po si kështu?

A e mbani mend që CAS ka dhënë një vendim të rendë për futbollin e pistë të tij e shokëve të tij? Po a e mbani mend se nuk ka asnjë, zero, asnjë vendim të tij për ta pranuar, zbatuar vendimin e CAS për futbollin e pistë të tij?!

Armand Duka nuk ka lidhje me drejtësinë, as këtu e as në Lozanë! Sistemi i tij është tërësisht jashtë ligjit! Ligji duhet tashmë të bjerë mbi të!

Moszbatimi i urdhërimit të gjykatës është krim penal! Krimi penal hetohet, gjykohet, ndëshkohet dhe duhet të ndodh tani! Në këtë vend nuk ka asnjë institucion apo individ që nuk njeh e i nënshtrohet, sistemit ligjor e të drejtësisë këtu! Ky që po e bën, duhet të marrë përgjigje ligjore!", shkruan Braçe

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar serish Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Armand Dukën për çështjen e zgjedhjeve të 2 marsit. Gjyqtari Flamur Kapllani ka pranuar kërkesën e Akademisë së Futbollit 'Albanët', duke i bërë 2 vendimet e Gjykatës për anulim të datës së zgjedhjeve dhe vendimeve të marra deri më tani nga Duka dhe organet e tjera të FSHF.

Ndersa me një vendim të datës 17 shkurt përmes vendim të gjyqtares Fida Osmani Gjykata ka pezulluar garën e 2 marsit deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretisht të shoqatës së Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës, ndërsa edhe Fieri e Korça kanë patur kundërshti të forta, por nuk ngritën padi. Gjithashtu, Gjykata e Tiranës, janë pezulluar të gjitha vendimet e marra deri më tani në funksion të procesit zgjedhor për garën e FSHF. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?