Segmenti Thumanë-Kasharë

Kronikë

Gjykata Administrative rikthen koncesionin 457 milionë euro Thumanë-Kashar, urdhëron qeverinë të miratojë kontratën me Gener 2

6 Shtator 2021, 18:25| Përditesimi: 6 Shtator 2021, 19:46

  • Share

Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur të rikthejë koncesionin anuluar për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar, me vlerë 457 milionë euro. Trupa gjykuese e përbërë nga Rilinda Selimi, Altina Nasufi dhe Blerona Hasa kanë rrëzuar urdhrin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të datës 25 janar 2019, për ndërprerjen e koncesionit Thumanë-Kashar.

Ministria e Infrastrukturës e anuloi koncesionin për mungesë fondesh. Por, ky vendim është hedhur poshtë nga gjykata në fund të muajt korrik 2021, në bazë të një padia të kompanisë së kontraktuar Gener 2.

Krahas rrëzimit të urdhrit të anulimit, Gjykata urdhëron gjithashtu Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që të dërgojë në qeveri për miratim kontratën koncesionare me kompaninë Gener 2 për ndërtimin e segmentit rrugor. Vendimi i Apelit mund të ankimohet në Gjykatën e Lartë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Holta: 07/09/2021 02:48

    C'MUTIN DO GJYKATA ADMINISTRATIVE ME KETE KONCESION KUR MINISTRIA E ANULLON PER MUNGESE FONDESH,,,,,MOS NDOSHTA KETA TRE GJYQTARET DO PAGUAJNE 457 MILION EURO NGA XHEPAT E TYRE...keta tre gjyqtaret duhen arrestuar nga SPAKU ne fragrance. ....

    Përgjigju
    • Oglio: 07/09/2021 07:00

      Ju femrat e keni mendjen tek parfumet moj moter, jo “fragrance” por “flagrance”…

  • Ed Rama: 06/09/2021 18:25

    Me e bo ket rrugen shpejt balluke se o mo e rendesishmja ne Shqipni boll e pastrove tunelin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?