Gjuzi dhe Ndoka në Report Tv: Alibeaj-Basha po pengojnë bashkimin e PD-së! Ramën e mundim me protesta dhe aksion opozitar

12 Tetor 2022, 18:11| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 20:13

  • Share

Dy kryetarët e partive të vogla jopozitare Nard Ndoka dhe Kujtim Gjuzi, aleatë tashmë të deklaruar me Sali Berisha, janë të mendimit se Lulzim Basha dhe Enkelejd Aliebaj po pengojnë bashkimin e Partisë Demokratike. Kështu deklaruan të ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, aleatët e rinj tashmë të Berishës për zgjedhjet vendore në 2023.

‘Të dy palët janë të interesuar që të kenë bashkim. Po punojnë edhe Berisha edhe Alibeaj. Nëse kjo thirrje është e sinqertë nga ana e Alibeajt do të dalin shumë shpejt. Sot grupi Ali-Basha kanë një mbështetje minore. Unë nuk kam pikën e konsideratës për Lulzim Bashën dhe grupin tjetër.  Alibeaj është peng i Bashës. Këto janë së bashku. Nuk po i fyej, por politikisht është një dyshe që po e pengojnë procesin brenda PD-së. Berisha është treguar tolerant.’- u shpreh Nard Ndoka kryetar i Partisë Demokristiane.

Të pyetur nga gazetari, Arbër Hitaj, se si mund të rrëzohet Edi Rama, Nard Ndoka u shpreh se fuqia e votës dhe zgjedhjet e ardhshme do të jenë vendimtare.

‘Nuk është e lehtë për ta rrëzuar Ramën. Ka bërë shumë para nëse e krahasojmë me Enverin. Ku ka arrit me bo atë që nuk e bëri Enver Hoxha për disa vite. Ky ka kapur Kuvendin. Parlamenti kapet, kur kap liderin e opozitës.  Unë besoj se do të marrim shumicën e bashkive. Ne duhet të japim garanci që vota mos të grabitet. Sot ballafaqimi politik janë zgjedhjet lokale.’- u shpreh Nard Ndoka.

Ndërsa Kujtim Gjuzi, u shpreh se Rama është i rrëzuar pasi vota është grabitur.

‘Edi Rama është i rrëzuar, të gjithë thonë se vota është grabitur. Do ta rrëzojmë më protesta të mëdha. Opozita e 7 korrikut e merr Ramën para. Nëse Rama është kryeministër ne fitojmë 26-27 bashki.’- u shpreh Gjuzi.

Ora 18:18
Figurë me peshë në PD! Ja kë sheh Gjuzi si kandidate potenciale për bashkinë e Tiranës

1650367118_kujtimgjuzi.jpg

Kujtim Gjuzi ka edhe disa emra potencialë që ai sheh si kandidatë për bashkinë e Tiranës. I ftuar në Report Tv ai tha se: ‘Grida Duma do jetë një kandidate potenciale për bashkinë e Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti, edhe Belind Këlliçi është lojtar i fortë.’

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 12/10/2022 21:34

    Shyqyr qe i ftuat keto ne studio.Kishim kohe pa parë estrad.Sa kam qesh.Jane karagjoze te pa pam.

    Përgjigju
  • Tani: 12/10/2022 20:17

    O shqiptarja.com shyqyr se na sollet buzeqeshjen me kete lajm se na mbyten vrasjet.Na hidhni videon se po qesh vetem duke e lexuar.Mezi po pres ti degjoj.

    Përgjigju
  • Cubi: 12/10/2022 20:07

    Ku i gjeni keto lloj figurash aman se ulni vlerat e portalit tuaj shum te nderuar. Me keta sali qeni e ka me se te sigurttttt.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 12/10/2022 18:30

    Lapërdharët politikanë të djeshëm,të sotëm dhe ata që do te mbeten për nesër do të kenë fatin e njejtë me plehrat e Ahurit të Avgjisë së lashtë.

    Përgjigju
  • Polo: 12/10/2022 18:20

    Se kuptoj se si mund te kete kaq kontrast te madh midis pozites dhe opozites jane nata me diten keto flasin per budallalleqe nga me te rendomtat krahu tjeter krijon progres te madh se di...

    Përgjigju
  • Migi: 12/10/2022 18:19

    Nuk keni mundesine as ta mendoni ta mundni ramen ju luani me balte akoma

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?