Gjuraj-Cërnojeviçët. Vijimësia e
pranisë shqiptare në Malin e Zi

7 Shkurt 2016, 09:03| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Shtrirja e shtetit serb të Stefan Nemanjës në territoret që sot përbëjnë Malin e Zi, në çerekun e fundit të shek. XII, solli aty elementë sllavë, që erdhën dhe iu shtuan grupeve të tjera sllave të kohëve të kolonizimit të parë të shekujve VI-VII. Në Diokle, krahas popullsive shqiptare edhe atyre sllave, në disa nga qytetet e bregdetit mbijetuan dhe grupe të vogla të banorëve të romanizuar, të përmendur edhe nga historiani - perandor Konstandin Porfirogjeneti në shekullin X. Për rrjedhojë, në shekullin XIV Dioklea-Genta (Zeta), veçanërisht ana e sipërme e saj, u shfaqej të huajve si një vend "me popuj e fe të ndryshme".

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?