Bill Gates

'Gjumi është për dembelat', Bill Gates zbulon një nga gabimet më të mëdha të jetës së tij

9 Gusht 2023, 17:03| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 15:55

  • Share

Miliardieri Bill Gates, në një episod të fundit të podcastit e cila titullohet “Mos më ngatërro mua me Bill Gates”, ka rrëfyer mendimin e tij për rëndësinë e një gjumi të qetë.

Në një bisedë të zhvilluar me Seth Rogen, aktor amerikan dhe Lauren Miller Rogen, aktore, skenariste dhe regjisore, Bill flet për jetën e tij kur ishte në moshën 30-40 vjeç.

Ai tha se mburrja e tij më e madhe në shoqëri ishte se flinte tepër pak, raportojnë mediat e huaja.

Bill, në një fragment nga podkasti i tij, thotë se:

“Disa njerëz thanë ‘kam fjetur vetëm gjashtë orë’. Një djalë tjetër tha ‘kam fjetur vetëm pesë’ dhe ‘mirë, ndonjëherë nuk fle fare’. Dhe unë mendoja se “këta djem janë shumë të mirë, duhet të përpiqen më shumë, sepse gjumi është për dembela dhe është i panevojshëm”.

Megjithatë tani, miliarderi ka ndryshuar stilin e jetesës, dhe përpiqet të flejë rreth 7 deri në 8 orë çdo natë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?