Gjumi me orar, i
rëndësishëm për fëmijët

31 Tetor 2013, 07:20| Përditesimi:

  • Share
Dërgimi i fëmijëve në shtrat në një kohë të caktuar i jep prindërve kohë për veten e tyre, por një studim i ri tregon se një rutinë ndihmon edhe tek sjellja e fëmijëve. Studjuesit nga University College London mblodhën të dhëna për orarin e gjumit të më shumë se 10 mijë fëmijëve të moshës 3, 5, dhe 7 vjeç gjatë një periudhe katër vjeçare –– së bashku me raportet rreth problemeve të sjelljes nga mamatë dhe mësueset e tyre. Analiza tregoi një lidhje të qartë dhe statistikisht domethënëse mes orarit të gjumit dhe sjelljes së fëmijëve.

Studjuesit thonë se gjumi i parregullt ndikon në sjelljen e tyre, duke ndërhyrë në ritmin natyror të trupave të tyre, dhe duke shkaktuar pagjumësi që ndikon në zhvillimin e trurit.
Problemet me sjelljen u përkeqësuan kur fëmijët filluan shkollën pa ndryshim në orarin e tyre të gjumit, por kishte përmirësime të dukshme nëse fëmijëve u ishte dhënë një orar i rregullt gjumi.
Nga që efektet e orarit të parregullt të gjumit duket se mund të riparohen, dhe zhvillimi në fëmijëri ka një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e mëvonshëm, autorja kryesore e studimit Yvonne Kelly sugjeron që rishikimi i orareve të gjumit të jetë një pjesë e rregullt e rutinës së kujdesit shëndetësor. Studimi është botuar në revistën Pediatrics

Shkrimi u publikua sot (31.10.2013) në suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?