Dritan Abazoviç

Gjukanoviç shpërndau parlamentin malazez, reagon për herë të parë Abazoviç: Marrëzi juridike në kundërshtim me kushtetutën e vendit

17 Mars 2023, 21:49| Përditesimi: 17 Mars 2023, 21:59

  • Share

Kryeministri i Malit të Zi, ka reaguar për herë të parë pasi presidenti, Milo Gjukanoviç shpërndau parlamentin malazez për shkak se nuk u arrit formimi i shumicës qeveritare. Ai tha se e vetmja gjë që i interesonte Gjukanoviç-it është mbrojtja e klanit, ‘kavaç’.

“Edhe sikur të mos ketë qeveri, askush nuk mund t’i shkatërrojë provat dhe falënderoj Zotin që është subjekt i Europolit”, tha ai pas seancës së Këshillit për Sigurinë Kombëtare.

Ai tha se qeveria ka shumë punë për të bërë në të gjitha segmentet dhe se këto rezultate do të mbeten për aq kohë sa të zgjasë kjo qeveri.

“Presidenti i shtetit ka miratuar dje Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit… Ai nuk i referohet Ligjit për Presidentin, thotë neni i Kushtetutës dhe bën marrëzira juridike”, tha ai.

Abazoviç u bëri thirrje deputetëve që ta marrin në dorë çështjen e shkurtimit të mandatit, shkruajnë mediat malazeze.  

Ai ka vlerësuar se dekreti i Gjukanoviçit nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe u ka bërë thirrje gjyqtarëve të asaj gjykate që të “zgjohen”, duke shtuar se presidenti malazez ishte shtyrë për ta marrë këtë vendim.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 18/03/2023 00:13

    Ti Dritanoviç je vllau i pështirë i Vucicit fashist njashtu si vet Edvin shkjau shqipfolës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?