Milo Gjukanoviç

Gjukanoviç: Mali i Zi po përballet me nacionalistët serbë për të zbatuar 'Serbinë e Madhe'! Ballkani kërcënohet nga lufta hibride ruse

30 Mars 2023, 16:42| Përditesimi: 30 Mars 2023, 16:46

  • Share

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç në një deklaratë për mediat e huaja ka thënë se Mali i Zi po përballet aktualisht me problemet e nacionalistëve serbë të cilët kërkojnë të zbatojnë projektin e Serbisë së Madhe.

Në një intervistë të dhënë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në vend, Gjukanoviç tha se “koncepti i “Botës Serbe” është vetëm një kopje e “Botës Ruse” në Ballkan.

“Nacionalistët serbë supozojnë se Mali i Zi është pjesë e projektit të tyre historik”, tha i pari i shtetit malazez.

Më tej ai u shpreh se Rusia nuk ka mundur të ndalë në rrugën e Malit të Zi drejt NATO-s dhe nuk ka reshtur përpjekjet për destabilizimin e vendit duke shpresuar se me këtë përpjekje të mund të destabilizojnë Aleancën e Atlentikut dhe të nxisin luftë hibride në Ballkan. 

“Meqenëse Moska dhe Beogradi nuk arritën në këto zgjedhje presidenciale të shtyjnë kandidatin që e mbështetin në raundin e dytë, ata e kanë zhvendosur fokusin te kandidati me një ideologji të ngjashme, një ideologji që fsheh synimet e tij pas një narrative të lehtë populiste. Mbështetja që ai merr nga qarqet e nacionalistëve të Serbisë së Madhe tregon prirjet e tij të vërteta politike”, shtoi Gjukanoviq.

Të dielën mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale malazeze ku Gjukanoviç do të përballet me Jakov Milatoviçin.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?