Gjovalin Luka, letërsia nga
 rilindasit tek reaksionarët

12 Mars 2016, 08:03| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - ​Pas botimit të pjesë së parë të “Historisë së letërsisë Shqipe nga fillesat e saj…, përgatitur nga Gjovalin Luka në 1949, për Kongresin e tretë të Lidhjes së Shkrimtarëve, që do të mbahej në tetor të atij viti, sjellim sot pjesën e dytë të dokumentit. Pjesa e parë e tij trajtonte fillesat e para të letërsisë shqipe, autorët e hershëm të saj deri tek  Rilindja. Në pjesën e dytë të këtij shkrimi trajtophet periudha dhe autorët e Rilindjes deri në vitin 1935. Gjykimet autorit ishin në vijë të drejtë më llogjikën dhe parimet e Realizmit socialist që kishte nisur ti forconte themelet e tij në 1948-1949. Dokumenti është një prej tezave të përgatitura për tu referuar në këtë Kongres të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe ruhet në një dosje voluminoze në AQSH. Pjesën e tretë të dokumentit do ta sjellim nesër në suplementin “Rilindasi”.
Ad.Pe.
 
Cilët ishin mbartësit kryesorë të lëvizjes nacionale në Shqipëri gjatë Rilindjes?
Më 1878, feudalët shqiptarë, përpara rrezikut të shpartallimit të Shqipërisë nga fqinjët, d.m.th., të humbjes së tokave të tyre, përpara rrezikut të formimit të një Bullgaria të lirë e cila të zbriste gjer në Egje, gjë që bënte që feudalët tanë të humbnin çifligjet e tyre të Maqedonisë, përpara rrezikut të marrjes së Thesalisë dhe të Epirit nga grekët, gjë që i bënte feudalët shqiptarë të humbin çifligjet e tyre të Thesalisë dhe të Epirit – u bashkuan, u morën vesh, që të mbronin integritetin e Shqipërisë kundër copëtimit që donte të inauguronte Kongresi i Berlinit, duke futur në këtë Shqipëri edhe tokat jo shqiptare të Maqedonisë së Egjeut dhe të Thesalisë.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?