Ministrja Etilda Gjonaj

Politikë

Gjonaj vizitë pune në SHBA, mban sot fjalën në OKB për luftën kundër korrupsionit

2 Qershor 2021, 16:54| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 17:02

  • Share

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ndodhet në një vizitë pune në SHBA, ku do të marrë pjesë në sesionin e posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme për Sfidat dhe Masat për Parandalimin dhe Luftimin e Korrupsionit dhe Forcimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë ministrja, nëpërmjet një postimi në Facebook, e cila shkruan se në fund të këtij sesioni, që do të zgjasë 3 ditë, do të miratohet edhe deklarata politike e përbashkët për avancimin në luftën kundër korrupsionit nga shtetet anëtare

"Sot, në ditën e parë të Sesionit të Posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme së OKB-së për luftën kundër korrupsionit. Ky sesion zhvillohet për herë të parë nga OKB mbi masat parandaluese dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për të forcuar luftën kundër korrupsionit. Në fund të këtij sesioni 3-ditor do të miratohet deklarata politike e përbashkët për avancimin në luftën kundër korrupsionit nga shtetet anëtare", shkruan Gjonaj.

Sesioni zhvillohet në datat 2-4 qershor në OKB në Nju Jork, ndërsa Ministrja Gjonaj prite të mbajë dhe fjalën e saj për të prezantuar reformën në drejtësi dhe rezultatet e saj dhe angazhimin e Shqipërisë për luftën ndaj korrupsionit.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?