Gjonaj takim ndërkombëtaret për reformën në drejtësi: Kemi plan konkret për të arritur rezultat e pritshme

14 Korrik 2020, 11:40| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 11:42

  • Share

Një takim online ka bërë sot bashkë përfaqësues të ministrisë së Drejtësisë me në krye ministren Etilda Gjonaj, përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian, Komisionin Europian si dhe misionet EURALIUS e OPDAT, për reformën në drejtësi.

Nëpërmjet një shënimi në rrjetet sociale ministrja Gjonaj zbuloi detaje nga takimi ku thotë se është kryer një analizë e thelluar mbi arritjet e deritanishme, problematikat dhe sfidat e reformës në drejtësi. Ndër të tjera Gjonaj shton se ka një plan konkret për të ecur përpara me rezultatet e pritshme.

“Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim online shumë të frytshëm me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe shefen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) Znj. Genoveva Ruiz Calavera,  ambasadoren amerikane Znj Yuri Kim, ambasadorin e BE-së Z. Luigi Soreca, ekipin e Komisionit Evropian, dhe me përfaqësueset e misioneve EURALIUS dhe OPDAT në Shqipëri. Në këtë takim të rëndësishëm ndamë me partnerët tanë të ngushtë konkluzionet e analizës së detajuar mbi arritjet dhe problematikat e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe një plan konkret veprimi për të ecur përpara me rezultatet e pritshme për Reformën në Drejtësi. Në kuadër të mbështetjes teknike dhe buxhetore të Komisionit Evropian për zbatimin e reformës, diskutuam bashkërisht mbi mënyrën më të mirë për të rritur eficencën e saj. Dua të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e pandërprerë të Komisionin Evropian, dhe bashkëpunimin e çmuar me delegacionin e BE-së në Shqipëri dhe ambasadën e Shteteve të Bashkuara, në këtë moment kaq të rëndësishëm të historisë së drejtësisë shqiptare,”- thotë Gjonaj.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?