Ditën e sotme Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është takuar me delegacionin e nivelit të lartë të Departamentit të Administrimit Penitenciar të Italisë, të kryesuar nga Roberto Tartaglia. Siç shkruan Gjonaj në rrjete sociale, në këtë takim kanë diskutuar ide dhe praktika rreth menaxhimit të sistemit penitenciar.
Në takim u diskutua prë mbështetjen ndaj Policisë së Burgjeve, atyre që shërbejnë në regjimin “41 Bis”, të nivelit drejtues dhe trajnime nga ekspertët italianë. Gjithashtu, Gjonaj nënvizoi se u dakordësuan për bashkëpunim sa më të efektshëm, të hapur dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet të dy drejtorive të burgjeve.
"Kënaqësi të takoja sot delegacionin e nivelit të lartë të Departamentit të Administrimit Penitenciar të Italisë të kryesuar nga z. Roberto Tartaglia. Ndamë së bashku ide dhe praktikat tona rreth menaxhimit të sistemit penitenciar.
Ecëm me pikëpamje të njëjta për mbështetjen ndaj Policisë së Burgjeve, atyre që shërbejnë në regjimin “41 Bis”, të nivelit drejtues dhe trajnime nga ekspertët italianë. Gjithashtu u dakortësuam për bashkëpunim sa më të efektshëm, të hapur dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet të dy drejtorive të burgjeve", shkruan Gjonaj.
Lajmi kryesor: