Etilda Gjonaj

Gjonaj inspektim blic në burgun e Reçit, kontroll për masat e sigurisë dhe ato anti-COVID! Pas grevës kërkon dyfishim të komunikimit online mes të dënuarve dhe familjarëve

13 Nëntor 2020, 12:40| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 13:20

  • Share

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë një inspektim blic në burgun e Reçit për kontroll personal për masat e sigurisë dhe parandalimin e pandemisë.

Mësohet se Gjonaj ka kërkuar dyfishim të komunikimit online të të dënuarve me familjarët, duke plotësuar deri diku kërkesën e tyre për të shtuar takimet me familjarët.

Në këtë takim ajo ka biseduar me të gjithë ekipin e sigurisë në IEVP Reç, duke njoftuar linjë të hapur komunikimi me stafin e burgjeve për çdo problematikë.

Kujtojmë se më herët rreth 100 të burgosur në burgun e Reçit, pre disa ditësh qëndruan në grevë urie, për plotësimin e disa kërkesave.

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?