Gjoks pule në salcë limoni nga zonja Albana

16 Shkurt 2023, 11:25| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 11:29

  • Share

Gjoks pule në salcë limoni, një recetë e thjeshtë plot shije

Përbërësit:

  • 500 gr gjoks pule
  • 2 limonë
  • Niseshte misri
  • Koriandër për shije
  • 1 lugë gjalpë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht ndajmë gjoksin e pulës dhe e presim në copëza. I pudrosim me niseshte misri duke u kujdesur që e gjithë sipërfaqja e copëzave të pulës të jetë e mbuluar mirë. Vendosim në një tigan gjalpin dhe sapo të tretet vendosim copat e pulës dhe i skuqim mirë. Pas 7-8 minuta shtojmë lëngun e shtrydhur të dy limonave dhe e lemë gatimin 2-3 minuta të tjera derisa masa e lëngshme të bëhet pak kremoze. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund shtojmë koriandër të grirë.    

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?