Gjoks pule me shije pice, recetë e lehtë dhe e shijshme nga zonja Albana

27 Korrik 2023, 11:49| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 11:52

  • Share

Gjoks pule me shije pice

Përbërësit:

  • 1 gjoks pule
  • 300 gr domate qershi
  • 30 gr kaperi
  • 1 thelpi hudhër
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Rigon i tharë
  • Borzilok
  • Kripë

Përgatitja:

Presim gjoksin e pulës në katër feta, duke e prerë fillimisht përgjysmë dhe më pas hapim dy gjysmat si një libër me një thikë të mprehtë. Lyejmë me pak yndyrë një tavë grill, e ngrohim mirë dhe kaurdisim gjokset e pulës për 6-7 minuta nga secila anë.

Presim në gjysmë domatet qershi dhe i shtojmë në një tigan me vaj ulliri dhe një thelpi hudhër. Kaurdisim domatet për 3-4 minuta në zjarr të fortë, më pas shtojmë kaperin dhe pak kripë. I lëmë domatet të treten për 5-6 minuta. Shtojmë pak rigon dhe disa gjethe borziloku të freskët dhe e shërbejmë gjoksin e pulës me salcën e përgatitur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?