Gjobitet me 100 mijë lekë mjeti i tonazhit të rëndë, i binte bitumi nga rimorkio gjatë qarkullimit në rrugë

10 Gusht 2022, 22:58| Përditesimi: 10 Gusht 2022, 23:02

  • Share

Tiranë - Një mjet i tonazhit të rëndë është konstatuar duke qarkulluar në rrugët e kryeqytetit pa marrë masat e duhura.

Në pamjet që kanë mbërritur në polici duket qartë se nga rimorkio shpërndahet bitum (material që përdoret për shtrimin e asfaltit) në rrugë duke rrezikuar edhe jetën e shoferëve të tjerë.

Për këtë arsye, policia ka marrë menjëherë masat dhe e ka gjobitur me 100 mijë lekë.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?