Kronikë

Gjobitet drejtoi i një shkolle në Kukës, lejoi kandidaten për deputete të bënte fushatë brenda ambienteve mësimore

21 Shtator 2021, 10:48| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 10:54

  • Share

TIRANË-Drejtori i shkollës së mesme Shën Meri në Kukës është gjobitur me 5 mijë lekë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi ka shkelur Kodin Zgjedhor duke lejuar një aktivitet elektoral brenda ambienteve mësimore.

Pas denoncimit të organizatës “Qëndresa Qytetare”, Kryekomisionei Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në mbledhjen e sotme vendosi dënimin e gjobë të drejtorit, pasi lejoi aktivitetin politik brenda oborrit të shkollës të Gerta Durakut, kandidate në zgjedhjet e 25 prillit, e cila fitoi dhe aktualisht është deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Vetë Celibashi deklaroi se drejtori i shkollës e pranoi se aktiviteti partiak ishte zhvilluar brenda oborrit të institucionit arsimor që ai drejton.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?