Foto ilustruese

Kronikë

Gjobitën padrejtësisht me 400 mijë lekë një dyqan fruta-perimesh në Fier, pas denoncimit të ministrit, vihen nën hetim dy inspektorët e AKU-së

10 Nëntor 2021, 19:51| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 20:27

  • Share

FIER- Dy inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) që gjobitën padrejtësisht me 400 mijë lekë një dyqan fruta-perimesh në Fier janë vënë nën hetim. Burime zyrtare për 'Report Tv' bëjnë me dije se 33-vjeçarja D. S. dhe 48-vjeçari M. K., janë vënë nën hetim për shpërdorim detyre.

Kujtojmë që ky rast u bë me dije nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, pasi vetë qytetari që kishte në pronësi dyqanin e kishte denoncuar këtë rast në njësinë Antikorrupsion.

'Report Tv' u interesua mbi këtë rast dhe mësoi se qytetari, E.M., që kishte në pronësi dyqanin e fruta-perimeve ishte gjobitur me 400 mijë lekë pa dijeninë e tij. Sipas tij, më datë 14 shtator inspektorët e AKU-së kanë vajtur pa mjet identifikimi dhe i kishin kërkuar lekë, por ai nuk kishte pranuar. Më pas më datë 15 shtator, pa dijeninë e qytetarit ata i kishin vendosur gjobë prej 400 mijë lekësh, që është bërë dhe shkak që pronari i dyqanit ta denoncojë rastin në njësinë Antikorrupsion.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?