Foto ilustruese

Gjobiten 6 biznese e pezullohet një fasoneri për mosrespektimin e masave anti-covid

24 Qershor 2020, 17:28| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 17:31

  • Share

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në terren dhe vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1722 inspektime subjektesh. Është pezulluar 1 fasoneri dhe janë vendosur 6 gjoba për subjekte të cilat janë gjetur në shkelje.

Ndër bizneset e gjobitura është një bar/kafe, 1 market në institucion financiar dhe në institucion Publik. Subjekte të cilët janë kapur në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19.

Mbi 78 mijë subjekte janë kontrolluar dhe monitoruar në të gjithë vendin gjatë periudhës së epidemisë.

Inspektimet do të vijojnë në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigurisë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?