Gjobë prodhuesve të qeseve plastike, shpëtojnë qytetarët

9 Mars 2022, 22:42| Përditesimi: 9 Mars 2022, 22:52

  • Share

Teksa qeveria është angazhuar që në 1 qershor të ndalë përdorimin e qeseve plastike në kuadër revolucionit mjedisor, komisioni parlamentar i veprimtarisë prodhuese vendosi gjobitjen e prodhuesve, por jo të qytetarëve. Por kundër ligjvënësve doli propozuesja e projektligjit, Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro.

"Ndëshkimi është pjesë e edukimit,  edukim që bën një ndryshim përmbysësh, gati revolucionar të mentaliteteve dhe të zakoneve do duhet të jemi shumë të rreptë", tha ajo.

Jo vetëm demokratët por edhe socialistët në komision argumentuan se pse qytetarët nuk duhet të gjobiten.

"E presim burimin në origjinë tek prodhuesi dhe eksportuesit dhe nëse qytetari s'ka ku e merr s'ka pse ta kapim ne ti themi do dënohesh me këtë vlerë gjobe", u shpreh Fadil Nasufi.

"Qeveria e ka sot objektiv sanksionimin e qytetarit dhe jo realizimin e objektivit. Kjo është përqasja e qeverisë sot", tha Helidon Bushati.

Sipas draftit që mori votën e komisionit të veprimtarisë prodhuese të gjitha kompanitë që do të prodhojnë ose importojnë qese plastike do të gjobiten me 1 milionë deri në 1.5 milionë lekë pas datës 1 qershor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?