Gjobë për Koço Devolen nga çupa biondinë e policisë

29 Maj 2022, 21:29| Përditesimi: 29 Maj 2022, 21:30

  • Share

Ka mot-mot që bëj një detyrë fisnike. Çdo sabah marr në makinë Koço Devolen. -Na duhet i freskët për të gatuar monotorimet,-tha Filipi.-Ti makinën. Unë karburantin. Zura pozicion para shkollës “Vasil Shanto”. Prapa makinës dy policë. Një mashkull. Tjetra femër. Bionde për guston time.

Afrohet çupa. Hapa xhamin. Nderoi. Nisi të flasi. Si zog:

-Zoti qytetar! U mungon targa, prapa makinës?!

-Mos,- thashë.-Ma kanë vjedhur edhe disa vite më parë. Telash mbi telash.

Zbrita dhe shkova si manar pas biondinës.

Targa ishte “gjallë”?!

-Pse vetëm ju, zoti Mitro dini të bëni humor me miletin?

Zgjata duart të përqafonja. Por djali qëlloi më i shkathët:

-Është e ndaluar puthja e çupës, kur është me uniformë…

U futa në makinë. Ja bëhu Koço.

-Rripin!-Thashë unë.-

-Nuk kanë lindur ende ata burra, shoku Mitro, që ta lidhin me rrip Koço Devolen?!

Ndeza motorin. Policët 30 metra përpara. Afrova makinën dhe qëndrova në krah të policëve. Koçoja, duke qenë kaur trim, kapi rripin me dorë.

-Zonjusha Police! Ky burri është Koço Devole…Nuk e vë rripin. Kurrë?! Jam artist-thotë!

-Koçoja i Stillos? Ku i ka kaçurelat? Nuk besoj të jetë Koço Devole…Por ka një arsye. Rripi është i shkurtër për barkun rrumbullak të qytetarit!

-Jane të reja,-tha Koçoja.-Nuk na njohin?…Por e dini ju, i dashur dhe e dashura, që Mitroja nuk ka patentë?

Çupa, pasi më shkeli syrin me marifet, që unë e mora me tjetër kuptim, tha:

-Nuk është e vërtetë! E kam kontrolluar para dy javëve…

-Paska ngordhur humori,- tha Koçoja.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?