Ilir Nishani

I morën klinikës private 30 mijë lekë që mos ta gjobisin, nis gjykimi për 3 ish-zyrtarët, mes tyre edhe vëllai i ish-presidentit Nishani! Në gjykim edhe 2 mjekë

12 Shkurt, 11:16| Përditesimi: 12 Shkurt, 13:36

  • Share

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim 3 ish- Inspektorë të Ministrisë së Mjedisit dhe 2 mjekë.

Bëhet fjalë për inspektorët, Ilir Nishani, vëllain e ish-Presidentit Bujar Nishani, Genci Hickën dhe Gerson Tafën që akuzohen për korrupsion pasiv dhe dy mjekët, Kostandin Balloma dhe Besim Boçi. Këta dy të fundit do gjykohen për korrupsion aktiv.

Hicka, Tafa dhe Nishani u kishin kërkuar klinikës "Luis Medikal", ku punonin Balloma dhe Boçi, 30 mijë lekë në mënyrë që të mos i gjobisnin për mungesën e trajtimit të mbetjeve spitalore.

Ka qenë vetë mjeku Kostandin Balloma që i ka kallëzuar 3 inspektorët, pasi u dha pagesën që ata kishin kërkuar në vlerën e 30 mijë lekëve.

Disa ditë pasi SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve dhe i mori të pandehur inspektorët, Gjykata e Posaçme, e përfaqësuar nga gjyqtari Erion Bani, ktheu për të dytën herë aktet në ngarkim të tyre.

Gjykata i kërkoi prokurorit që të marrë të pandehur edhe dy mjekët, dosja e të cilëve u kalua sot për gjykim.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?