Sanksionet/ Qeveria gjoba bizneseve s'aplikojnë për pagën e punëtorëve dhe TV-ve që s'respektojnë distancën në studio

20 Maj 2020, 17:19| Përditesimi: 20 Maj 2020, 21:07

  • Share

Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë vendimin për të gjobitur të gjithë ata biznese që nuk aplikojnë për pagën e punonjësve dhe ish-punonjësve të tyre.

Nëpërmjet një akti normativ qeveria ka vendosur që të gjobisë me 50 mijë lekë të gjithë ata subjekte që nuk kanë bërë aplikimin, në mënyrë që punonjësit ose ish punonjësit të përfitojnë nga ndihma prej 40 mijë lekësh.

Pas vendosjes së masës administrative, subjektet do të kenë mundësinë që brenda 30 ditësh të bëjë ankimim për këtë vendim duke paraqitur arsyet e mosaplikimit.

Ndërkohë përfaqësues të shoqatave të bizneseve shprehen se në të shumtën e rasteve aplikimi nuk mund të bëhet për shkak se punonjësi mund të jetë larguar nga puna duke filluar nga data 11 prill e më pas, ndërsa në vendimin e qeverisë është saktësuar fakti që mund të përfitojnë ata që janë larguar nga puna përpara datës 10 prill 2020.

Po ashtu bazuar edhe në ankesat e qytetarëve sipas bizneseve mund të ketë edhe persona që mund të kenë punuar në të zezë dhe pronari e ka të pamundur të aplikojë për pagën e këtij personi pasi nuk rezulton në sistem.

Kjo masë ndëshkuese nuk do të aplikohet për ata biznese që i kanë paguar rregullisht punonjësit e tyre edhe pse mund të kenë qenë të hapur të vazhduar aktivitetin.

Po ashtu Këshilli i Ministrave ka ndryshuar edhe sanksionet për transmetimet televizive, duke saktësuar faktin që lejohet më shumë se një person në studion televizive dhe në rast se nuk zbatohet distanca e sigurisë prej 2 metrash do të gjobiten në masën e 1 milionë lekëve, dhe në rast të përsëritjes së shkeljes mund t’ju bllokohet televiziveve pjesërisht ose plotësisht transmetimi.

Ky akt normativ ndryshon atë të datës 15 mars për masat administrative në rast se nuk respektohen masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?