Enkelejda Hoxha

Kronikë

GJKKO rrëzon kërkesën e Enkelejda Hoxhës që kërkoi kthimin e vlerës monetare të sekuestruar: Janë pensioni i prindërve

7 Tetor 2021, 11:57| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 13:01

  • Share

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Enkeleda Hoxhës, ish-gjyqtaren e Krujës e  cila kërkonte kthimin e vlerës monetare të sekuestruar në banesën e saj gjatë kontrollit disa muaj më parë.

Sipas pretendimeve të ish gjyqtares, lekët e sekuestruara janë pensione dhe kursimet e prindërve dhe u duhen atyre për nevoja jetike.

Në seancë ka qenë e pranishme edhe vetë gjyqtarja e cila mes lotësh ka deklaruar se fëmijët dhe prindërit e saj janë në kufijtë e mbijetesës. Ndërsa prokurorët kërkuan rrëzimin e kërkesës, gjë që u pranua nga Gjykata e Posaçme.

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha e akuzuar nga SPAK se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve, vijon të qëndrojë në burg. Me argumentin se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj, Enkelejda Hoxha kërkoi të lirohej, por GJKKO e rrëzoi kërkesën. 

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.

Emri i ish-gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë disa muaj më parë në Tiranë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?