Fatos Lulo, kur ishte gjyqtar i Kushtetueses

Kronikë

GJKKO kthen sërish për hetim çështjen e ish anëtarit të Kushtetueses Fatos Lulo, dosja duhet të plotësohet! Afati shtyhet për më 1 dhjetor

1 Nëntor 2021, 10:37| Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 10:45

  • Share

TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit nuk ka pranuar serish kërkesën e SPAK për të kaluar për gjykim çështjen e ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. GJKKO e ka rikthyer çështjen sërish për hetim për të ribërë edhe njëherë ekspertizën financiare të Fatos Lulos por këtë herë me një ekspert të pavarur. Ndërkohë që si afat ka lënë datën 1 dhjetor.

Sipas SPAK, Fatos Lulo ka pasur mungesë të ardhurash për pronat dhe fshehje pasurie. Më 3 gusht 2021, SPAK dërgoi për gjykim në GJKKO, Fatos Lulon pas përfundimit të hetimeve për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.

Fatos Lulo akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", kryer në formën e deklarimit të rremë, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Kujtim se edhe çështja në ngarkim të Bashkim Dedjas, me detyrë ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë është rikthyer për gjykim. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?