Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Gjirokastër/ Gjuajtën shpendë në mënyrë të paligjshme, hetohen tre persona

6 Janar 2023, 09:06| Përditesimi: 6 Janar 2023, 09:14

  • Share

Tre persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi gjuajtën shpendë në mënyrë të paligjshme. Ata janë kapur në flagrancë  në vendin e quajtur “ Kthesa e Picarit” dhe mbi ta rëndon akuza “Gjuajtje e Paligjshme”.

Personave që merreshin me gjueti të paligjshme  iu sekuestruar tre armë gjahu me leje, fishekë, shpendë dhe kafshë të tjera të vrara, materiale të cilat i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër në cilësine e provave materiale.

Të tre personat V. Sh, 66 vjeç, S. Sh., 35 vjeç dhe K. N., 46 vjeç, janë banues në Lushnjë.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?