Foto ilustruese

Gjirokastër/ 56-vjeçari ra nga karroceria e kamionçinës, shoferi largohet nga vendngjarja! Arratia zgjat pak minuta, vihet në pranga

3 Shkurt 2023, 16:03| Përditesimi: 3 Shkurt 2023, 16:07

  • Share

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotmë në Gjirokastër pasi një 56 vjeçar ka rënë nga karroceria e një kamionçine. Megjithëse ky i fundit u përfshi në aksident, shoferi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Por arrestimi i tij është bërë i mundur më vonë nga policia e Gjirokastrës. Sipas raportimeve, 56-vjeçari ndodhet në spital duke marr mjekimet e nevojshme dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 12:50, në vendin e quajtur "Kthesa e Lazaratit", dyshohet se shtetasi H. L., 56 vjeç, banues në Përmet, është rrëzuar nga karroceria e automjetit kamionçinë që drejtohej nga shtetasi Gj. T., 38 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, por pas disa minutash është kapur nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi H. L. është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër, për kryerjen e procedurave të mëtejshme.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?